19 Tetor 2016 - 09:01
Por deri më tani, ndonëse kanë mbetur më pak se 100 ditë deri në mbajtjen e ceremonisë “Academy Awards”, për “Home Sweet Home” është në dispozicion vetëm një e pesta e kësaj shume, dedikuar për këtë qëllim, shkruan sot “Koha Ditore”.
Qendra Kinematografike e Kosovës ka ndarë 20 mijë euro për promovimin e filmit nën regji të Faton Bajraktarit, që është propozimi i tretë me radhë i Kosovës për “Oscar” për nomimin në kategorinë e filmit më të mirë në gjuhë të huaj.
Për t’i bindur anëtarët e Akademisë prestigjioze që ta përfshijnë filmin në listën e ngushtë me dhjetëshen e filmave që do të shqyrtohen për të qenë pesë nominimet për çmimin “Oscar” për filmin më të mirë në gjuhë të huaj (joanglisht), lobimi pritet të zhvillohet deri në muajin dhjetor dhe do të realizohet nëpërmjet prezantimeve të ndryshme të filmit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...