Foto: Koha

Teatri e hap sezonin me lexim bashkëkohor të Shakespareit

18 Tetor 2016 - 12:11      

Drama ka në qendër të vëmendjes tregtarin që merr borxh nga një fajdexhi. Paragjykimet po ashtu janë ndër temat kryesore te “Tregtari i Venedikut”, shkruar nga dramaturgu William Shakespeare.

Për fajdet e fajdexhinjtë flitet goxha, e jo fort rrallë edhe në Kosovë. E stereotipet e çfarëdoshme, e sidomos ato fetare, e kanë kapluar edhe Evropën, shkruan sot “Koha Ditore”. Nëpërmjet një leximi bashkëkohor regjisorial “Tregtari i Venedikut” do të shfaqet para publikut të Teatrit Kombëtar të Kosovës nën regjinë e skocezit Matthew Lenton.

Një ditë para premierës, të hënën, në një konferencë për media, është paralajmëruar trajtimi i tillë i dramës ku ngjarja zhvillohet këtu e katër shekuj më parë. Në sinopsisin e shfaqjes regjisori ka shkruar se “Tregtari...” i duket sikur drejtpërdrejt flet për Evropën e sotme.

“E kam parë një fotografi në një gazetë, e cila tashmë është bërë ikonike, të një gruaje myslimane në një plazh, e cila ishte shtrënguar të zhvishte rrobat e saj nga katër policë të uniformuar”, ka shkruar regjisori.

Të njëjtën e ka përmendur edhe në konferencë duke thënë se bëhet fjalë për një imazh që kap paragjykimin tinëzar, i cili është duke u zvarritur në kulturën perëndimore. Sipas Lentonit tashmë njerëzit frikësohen nga të tjerët për shkak të dallimeve të tyre. Në konferencë ka thënë se ndonjëherë kërcënimi është i njëmendtë dhe hakmarrës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...