
18 Tetor 2016 - 11:08
Kostumi i saj është materiali në të cilin është gdhendur e punuar. Si figurë paraqitet në formë, material dhe emocion të ndryshëm, shkruan sot “Koha Ditore”. E tillë është hasjania e skulptorit Luan Mulliqi.
Veshjen tradicionale shumëvjeçare ai e ka shndërruar në formë arti me një qasje bashkëkohore, por duke e ruajtur vlerën e saj. Pesha e rëndësisë së kësaj veshjeje, në fakt, me këtë ekspozitë vetëm sa rritet. Shërben si thirrje për kthim në të kaluarën, ruajtje të vlerave kombëtare dhe paraqitje e saj si identitet me të cilin shqiptarët duhet të krenohen.
Veshja e Hasit konsiderohet unike dhe e veçantë nga shumë etnologë vendorë, por edhe ndërkombëtarë. Prandaj Mulliqi e ka shfrytëzuar si mundësi të mirë që me rreth 40 skulptura të bëjë thirrje që kjo veshje të hyjë në listën për mbrojtje të UNESCO-s.
Janë bërë 34 vite qëkur ai i dha formë për herë të parë veshjes hasjane, tek para tre vitesh do ta kristalizonte idenë dhe do të niste krijimin e këtyre skulpturave të cilat u shpalosën para publikut të hënën mbrëma në ambientin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, në ekspozitën që e titulloi “Hasjania” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...