“Gurët flasin” si dëshmi për dardanët e ilirët

18 Tetor 2016 - 10:06      

Studimet e analizat për gjetjet arkeologjike, që kryesisht kanë të bëjnë me trojet dardane janë përmbledhur në një libër.

“Saxa Loquuntur” (Gurët flasin) i arkeologes Exhlale Dobruna-Salihu në tre kapituj trajton monumentet e pjesës qendrore të Dardanisë (Kosovës) ato të tërë Dardanisë dhe monumentet e trevave të tjera ilire, shkruan sot “Koha Ditore”.

Duke filluar nga ecuria e arkeologjisë në Kosovë, autorja ofron të dhënat për punën në fushën e arkeologjisë antike që nga fillet e saj në gjysmën e dytë të shekullit XIX dhe këtë e ka bërë përmes një analize të sfidave, mangësive, rezultateve dhe perspektivës së mëtejshme.

Mbi të gjitha, “Gurët flasin” i përuruar të hënën në Institutin Albanologjik të Prishtinës është cilësuar si një studim kompleks për dëshmitë e dardanëve e të ilirëve.

Historiani i artit, Hivzi Muharremi, njëherësh recensent i librit, ka thënë se “Gurët...” si një përmbledhje komplekse e punimeve bazohet në trevën nga e cila janë trajtuar monumentet në një pjesë të mirë të botuar për herë të parë ku prin ajo dardane e ndarë në tre kapituj... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...