
18 Tetor 2016 - 09:02
Ndonëse jo një herë është kritikuar metodologjia e grumbullimit të këtyre të dhënave, sipas një përllogaritjeje paushall i bie që në vendin me 1.7 milionë banorë çdo i pesti banor të shkojë së paku në ekspozitë e muze, të shohë shfaqje teatrore a film në kinema, ose të marrë pjesë në koncertet që organizohen në shtëpi kulturore nëpër qytete të ndryshme, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mesatarisht çdo ngjarje prej 1.600 sa janë organizuar, del të ketë pasur më shumë se 200 vizitorë. Pos kësaj, i bie që krejt bibliotekat e vendit të kenë të regjistruar 230 mijë lexues, që i bie se më shumë se dhjetë për qind e popullatës huazon libër në bibliotekë. Me këto shifra, të cilat i ka prezantuar të hënën ASK-ja, për udhëheqësin e njërit prej institucioneve të pavarura kulturore, Kosova del “parajsë kulturore” .
Sipas statistikave janë saktësisht 330 mijë e 673 vizitorë në 1.634 ngjarje kulturore. Po sipas këtyre shifrave del se kosovarët krahasuar me të dhënat e viteve paraprake, vitin e kaluar u janë kthyer bibliotekave, kinemave e deri diku edhe teatrit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...