“Guximi i kohës së dikujt” u prezantua në TKK [video]

17 Tetor 2016 - 21:58      

Historia e lindjes së arkitekturës moderne në Itali është treguar nëpërmjet monologut të aktorit të njohur italian Enrico Balardini, në shfaqjen “Guximi i kohës së dikujt”.

Kjo shfaqje me regji të Paola Albinit, e cila u prezantua në skenën e vogël të Teatrit Kombëtar të Kosovës, tregonte zhvillimin e kulturës së modës dhe vlerën e dizajnit italian, e cila vazhdon të mbetet model për shumë shtete të botës.

“Si koncept, kjo shfaqje ka lindur para dhjetë vjetësh, atëherë kur është themeluar fondacioni ‘Franco Albini’ dhe kur për herë të parë rashë në kontakt me aktorin Balardini, i cili për monologut rrëfen këtë ngjarje”, ka deklaruar Paola.

“Kjo shfaqje paraqet një ngjarje ku Italia rrëfehet përmes disa arkitektëve, dhe dizajnerë të modës pas Luftës së Dytë Botërore, ku tregohet për zhvillimin e dizajnit dhe arkitekturës në vendin tonë. Fakti është se në këtë dramë u përshtata mirë me idetë e regjisores dhe neve na bashkon ndjeshmëria e kësaj teme”, ka shtuar Enrico.

“Guximi i Kohës – Njerëz dhe Vlera të Lëvizjes Moderne” u luajt në kuadër të javës së gjuhës italiane, e cila ka nisur të mbahet javën që lamë pas edhe në Prishtinë.

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Piero Sardi, theksoi se kjo shfaqje paraqet elemente të dizajnerëve dhe arkitektëve italianë që lanë gjurmë në modernizimin e artit të Italisë.

Shfaqja e regjisores Paola Albini, këtë javë, pas Prishtinës, do të luhet përballë publikut të Dublin, San Marino, Helsinki dhe Zagreb, aty ku prezantohet java e gjuhës italiane, ku për bazë ka temën e arkitekturës, dizajnit dhe modës së Italisë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...