
17 Tetor 2016 - 21:53
Vetë Inva Mula ka njoftuar për këtë edicion, e cila ka bërë të ditur se artistikisht do të drejtohet nga ajo.
Ish-drejtuesja e këtij festivali, Zana Çela, aktualisht drejtoreshë e Teatrit të Operës dhe Baletit, e konfirmon këtë lajm nëpërmjet një postimi në Facebook.
“Po postoj mesazhin që artistja jonë e madhe Inva Mula ka ndarë sot me miqtë e saj në lidhje me angazhimin në edicionin e 16-të të Festivalit Ndërkombëtar Operistik “Marie Kraja””, ka shkruar ajo, transmeton ATA.
Ndërsa sopranoja Inva Mula thotë se “kur një festival bëhet identifikues i traditës artistike të një vendi-të gjithë ne duhet të japim kontributin tonë për ta rritur atë përgjatë viteve”.
Mula saktëson se Festivali Ndërkombëtar “Marie Kraja” do të mbahet për dy mbrëmje, përkatësisht më 4 dhe 5 nëntor.
Në këtë festival deri më sot janë vlerësuar me trofetë “Marie Kraja” disa artistë ndërkombëtar.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...