Ardita Statovci e vulos nivelin e saj botëror me koncerte në Indi

17 Tetor 2016 - 11:05      

Ende pa hedhur hapin e parë në Indi, pianistja Ardita Statovci një gjë e ka të sigurt: salla e pret pa asnjë vend bosh.

Për njërin nga tri koncertet e saj tashmë janë shitur të gjitha biletat si dëshmi që artistja zgjon interesim edhe në shtetin aziatik, shkruan sot “Koha Ditore”.

Fundi i këtij muaji pianisten kosovare me nam në faqen e re të historisë së muzikës klasike do ta gjejë me një turne prej tre koncertesh në shtetin indian.

Dy sosh në Mumbai dhe një në New Delhi do të jenë njohja e parë nga afër e publikut të këtij vendi me pianisten nga Kosova që jeton në Austri. Ajo e nis turneun në Indi me koncertin e mbrëmjes së 25 tetorit në “National Centre for the Performing Arts” (Qendrën Kombëtare të Arteve Performuese), ku do të luajë veprat e disa prej kompozitorëve më të mëdhenj evropianë si: Schubert, Mozar, Liszt, Ravel, Albéniz, Tchaikovsky e Dutilleux.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...