Krijimtaria e Ballatës prezantohet me koncert e tribunë në Tiranë

17 Tetor 2016 - 10:20      

Krijimtaria muzikore e kompozitorit të njohur kosovar Zeqrija Ballata do të prezantohet në një vend.

Përmes një tribune muzikologjie dhe një koncerti me veprat e tij, Akademia e Shkencave e Shqipërisë do ta nderojë punën e tij, në një organizim të përbashkët me Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Të martën gjatë ditës do të lexohen pesë kumtesa në të cilat krijimtaria e akademik Ballatës trajtohet në aspekte të ndryshme. Dhjetë vepra të kompozuara gjatë një periudhe gjysmëshekullore do të shënojnë koncertin, i cili do të zërë vend në mbrëmje në Tiranë.

Programi i hartuar në atë që quhet “Koncert i përbashkët veprash kamertale-muzikë dhome” ngërthen kompozime të Ballatës, të cilat për publikun do të vijnë nga formacione të ndryshme.

(Më gjerësisht sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...