
17 Tetor 2016 - 09:59
Qëllimi kryesor, sipas autoriteteve serbe, do të jetë mbrojtja e trashëgimisë kulturore përderisa tashmë është caktuar edhe detyra e parë: një projekt për ndërhyrje në Patrikanën e Pejës, të cilën Kosova tashmë e ka futur në Listën e trashëgimisë kulturore nën mbrojtje të përhershme, shkruan sot “Koha Ditore”.
Autoritete e Kosovës nuk dinë gjë për një grup të tillë, i cili do të veprojë në territorin e Kosovës. Institucionet e trashëgimisë kulturore nuk kanë as informacion për projektin e paralajmëruar në monumentin që vetë shteti i Kosovës e mbron me ligj.
Në takimin që ministri i Kulturës i Serbisë, Vladan Vukosavljeviq, dhe drejtori i asaj që quhet Zyra për Kosovë, Marko Gjuriq, kanë mbajtur me bashkëpunëtorët e tyre, është arritur marrëveshja për themelimin e një “Grupi punues të Ministrisë së Kulturës dhe Informimit të Serbisë për bashkëpunim me Zyrën e Kosovës e Metohisë në Serbi”.
“Ky organ i ri do të merret me të gjithë çështjet e fushës së kulturës e të informimit në Kosovë e Metohi”, shkruhet në komunikatën Ministrisë së Kulturës të Serbisë, e cila është publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni.
(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...