“Rolling Stones” ringjallin këngët klasike

16 Tetor 2016 - 21:13      

Zanafilla e rrëfimit për “Rolling Stones” përfshin dy albume, “Rockin’at the Hops” nga Chuck Berry dhe “The Best of Muddy Waters” - që Keith Richards i kishte vërejtur që Mick Jagger i kishte me vete në tren në “Dartford Station”, më 1961. Ata kishin hyrë në muhabet dhe kishin zbuluar se ndanin të njëjtën dashuri për muzikën blues.

“Mendoja se isha i vetmi djalë në juglindje të Anglisë që dinte diçka për këtë gjë”, kishte kujtuar Richards në një dokumentar të realizuar së fundi nga “Netflix”. Takimi i rastit midis tyre kishte lidhje me Chicagon, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”. Të dy ishin në lejbëllin “Chess” që vepronte në “South Michigan Avenue” dhe një prej këngëve nga “Waters LP Rollin’Stone” do t’ia jepte bendit emrin.

“The Rolling Stones” do të kalonin vitet e hershme duke përpunuar këngë të burrave më të vjetër të Chicagos, me tinguj elektrikë e blues dhe do ta gjenin rrugën e tyre drejt “Chess” për të incizuar edhe një album të vetin.

Tridhjetë e pesë vite më vonë “Stones” kanë hyrë në “British Grove Studios” në Londrën Perëndimore dhe kanë nxjerrë një album të ri brenda tri ditësh. I titulluar “Blue and Lonesome”, do të lansohet më 2 dhjetor, duke u bërë albumi i parë i bendit në studio pas një dekade. Albumi përmban rock me inspirime nga ditët e tyre të hershme.

Gati se të gjitha 12 këngët janë përpunime të blues artistëve të Chicagos - dhe nuk janë hite të dukshme. Në vend se ta bëjnë këtë, “Stones” thellohen me një listë këngësh që favorizon shprehjen mbi pritjet.

“Just Your Fool – Little Walter”: i zhvendosur në Chicago nga Louisiana, më 1945, Marion Walter Jacobs bëhet Little Walter, mbret i interpretuesve të harmonikës, të pasluftës. Pa marrë parasysh a shërben përkrah me Muddy Waters apo vetë në këtë incizim të tijin Walter i jep instrumentit akustik një vokabular krejtësisht të ri, duke shfrytëzuar elektronikën dhe efektet e tjera... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...