16 Tetor 2016 - 19:11
Qoftë në ndryshimin e destinacionit nga pluhuri i Londrës në shkëlqimin e New Yorkut, ose përfshirja e kastës “shumë glamuroze” për këtë udhëtim, regjisori Tate Taylor ka dështuar t’ia sigurojë skeptikët se udhëtimi i tyre i dashur nuk është ndërprerë.
Megjithatë, për ata që e kanë parë filmin e Taylorit para se ta lexojnë librin (sikur unë), ka shumë gjëra që mbajnë këtë tren kinematografik në lëvizje, prej kinematografisë aventureske te Charlortte Bruus Christensenit deri te kolona zanore ekspresive e Danny Elfman dhe skenarit çuditërisht simpatik të Erin Cressida Wilson, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”. Më e rëndësishmja është Emily Blunt, heroina e “The Girl on the Train”, sytë e së cilës janë të mbushur me mister dhe intrigë.
E tronditur nga divorci me Tomin (Justin Theroux), Rachel rrumbullakon udhëtimet përgjatë linjës piktoreske të Hudson për në qytet, duke kaluar nëpër periferinë e mbushur me gjethe ku Anna (Rebecca Ferguson) tani po rrit një fëmijë me ish-burrin e vet.
Duke u munduar që të evitojë shikimin nga ish-shtëpia (“Ajo bushtra po jeton në shtëpinë time”), Rachel fikson shikimin tek banorët e lagjes, të cilët duket se po vënë në skenë akte teatrale të dashurisë. Rachel i imagjinon ata duke jetuar në lumturi, derisa i kujtohet diçka dha ia ndërpret imagjinatën në gjysmë. Kur Megan (Haley Bennett) nuk është aty, Rachel njoftohet me të bukurin Scott (Luke Evans), si një mik i vjetër me informata shumë të rëndësishme. Por a fshehin një sekret intervalet e kujtesës së Rachel?
“Nuk jam vajza që isha dikur”, dëgjohet zëri i narratorit, një frazë që jehon gjatë filmit duke lidhur personazhet kryesore të cilat po jetojnë në gënjeshtër. Filmi sjell një sugjerim feminist se Rachel, Megan dhe Anna janë në anë të ndryshme të një eksperience të njëjtë, ëndërrat e tyre, kujtimet dhe zërat e përziera në zemërimin e mozaikut femëror, janë një britmë e heshtur në Stepford... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...