16 Tetor 2016 - 17:09
Pasi kishte mësuar se Werner Herzog, regjisori i famshëm gjerman, kampion i romantizmit të lajthitur, po bënte versionin e tij të “Bad Lieutenant” që e kishte realizuar në vitin 1992 rrëfimin për shpirtin e humbur në rrugët e New Yorkut, Ferrara kishte thënë: “Uroj që këta njerëz të shkojnë në ferr. Uroj që të gjithë të jenë në të njëjtin tramvaj dhe ai të shpërthejë”.
Të paktën versioni i Herzogut, i cili kishte thënë se e ka bërë pa qenë në dijeni të ekzistencës së Ferraras, doli shumë mirë, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”. Filmbërësi holandez Paul Verhoeven është dashur të ulet dhe të shtrëngohet fort kur dy prej filmave të tij më të mirë “RoboCop” (1987) dhe “Total Recall” (1990), ishin ribërë.
“Të dy filmat kishin nevojë të distancoheshin nga satira ose komedia në mënyrë që audienca të vendosë”, kishte thënë Verhoeven në një intervistë javë më parë.
“Duket sikur ata mendojnë se butësia e ‘Total Recall’ dhe ‘Robocop’ është pengesë. Kështu që ata kanë marrë këto storie absurde dhe i kanë bërë shumë më serioze. Mendoj se ky është gabimi”. Ai meriton vlerësim për faktin se ka bërë një qasje të matur në kritikat e tij. Këta filmëbërësit e tjerë nuk ishin kaq të këndshëm... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...