16 Tetor 2016 - 15:07
Shumë lexues të veprës së Ferrantes - përfshirë edhe mua - u shokuan, shkruan “New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. Përse një reporter invesigativ po hulumtonte midis letrave e dokumenteve të patundshmërive në përpjekje për të demaskuar autoren, sikur ajo të ishte politikane apo pronare e ndonjë biznesi nën hetim për mbajtje të sekreteve që publiku ka të drejtë t’i dijë? A nuk po respektohet më privatësia në kohën e Kardashianëve apo të gjithë artistët duhet të shndërrohen në të famshëm? Edhe diçka: çka nëse një artist beson se anonimiteti është esencial për procesin kreativ?
Vepra e Ferrantes është aq e butë, aq intime dhe aq e pakursyer në përshkrimin e lidhjeve midis grave e burrave, midis nënave dhe vajzave, midis miqve të kamotshëm, saqë është shumë e kuptueshme përse ajo mund të ndihet sikur përdorimi i një pseudonimi është lehtësues, ose që e mbron atë dhe familjen e saj nga observuesit e etur për të bërë lidhje ndërmjet jetës dhe veprës së saj.
Kjo etje promovon impulsion për t’i parë romanet jo si veprime kreative të imagjinatës, por më shumë si versione “shkëput dhe kopjo” të eksperiencave jetësore të një shkrimtari.
Përveç kësaj, çfarë dallimi ka ta dini emrin e vërtetë të një shkrimtari? Nëse do të zbulohej papritmas se Shakespeare ishte pseudonim, kjo nuk do ta ndryshonte as për një sekondë fuqinë e dramave të tij, sikurse që fakti se e dimë se Mark Twain dhe George Elliot ishin pseudonime dhe nuk e ndryshon substancialisht vlerësimin tonë për veprën e këtyre shkrimtarëve... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...