
16 Tetor 2016 - 13:03
Kulla e Sahatit në qytetin e lashtë të Prizrenit qe vendosur në hapësirat e Hamamit, që besohet se u ndërtua me urdhër të Shemsudin Ahmed Beut, shumë kohë më parë, në vitin 1498, shkruan sot “Koha Ditore”. Nuk dihet saktë se kur e humbi funksionin e banjës publike.
Sot nuk mat më as kohën. I ruan veç kujtimet. Tash është shndërruar në Muze Arkeologjik dhe është strehë e artefakteve që nga parahistoria e antika. Vetë paraqet vlerën e objektit të trashëguar të një tjetër periudhe, asaj osmane.
Madje është unik e i pazakontë për bashkëdyzim të objekteve që nuk kanë lidhje funksionale me njëri - tjetrin.
Objekti që zor identifikohej
Kur shkruan për Hamamin e Shemsuddin Ahmed Beut, studiuesi Jusuf Xhibo fillimisht e sheh atë nga aspekti kronologjik.
Thotë se ky është Hamami më i vjetër i Prizrenit që dihet deri më sot, ndonëse thotë se nuk është zbuluar ndonjë pllakë mbishkrimi ose material tjetër që do të aludonte për kohën e saktë të ndërtimit dhe për ndërtuesin e tij... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...