Violina e parë shqiptare e orkestrës spanjolle

16 Tetor 2016 - 11:22      

Një konkurs kombëtar për instrumentistë do t’ia hapte dyert jashtë vendit. Pas një serie koncertesh në Austri, Francë e Itali, violinisti Smerald Spahija krijoi mundësinë që të shkonte në Spanjë.

Duke lënë prapa Shqipërinë e paskomunizmit, në vitin 1992 do të nisej në kërkim të një ngritjeje më të madhe artistike. Atje do të gjente një kulturë krejt tjetër nga ajo në Shqipëri, shkruan sot “Koha Ditore”. Për dy dekada tashmë ka zënë vendin e koncertmjeshtrit në Orkestrën Simfonike të Baleas, një prej orkestrave më të njohura në Spanjë.

Në muzikën klasike është dashuruar si i vogël, e violinën nuk është se e ka zgjedhur me qëllim, por prapë kjo është jeta e tij. E për këtë nuk është pishman. Në vitin 2014, duke dashur që ta sfidonte veten edhe më shumë ai krijoi “Chamber Film Orchestra” përmes së cilës lidh muzikën dhe filmin në një vend.

Ka interpretuar në vende të ndryshme të botës, qoftë me orkestër apo edhe si soloartist, ndërsa të hënën erdhi për herë të parë në Kosovë. Prishtina për të gjithmonë ka qenë si një iluzion.

Për ardhjen e tij në Kosovë u bë sebep edicioni i 17-të i “Kosovo KamerFest”. Në një intervistë për gazetën ai ka rrëfyer për rrugëtimin e tij jetësor dhe ardhjen në Kosovë... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...