Artisti shqiptar drejt rekordit të 10-të Guinness

16 Tetor 2016 - 09:30      

Informacioni i vitit 2006 që “Xhokonda” e Da Vinçit ishte printuar në detaje deri në 92 për qind me një printer në Japoni, e kishte bërë Saimir Stratin të përvishej e të hakmerrej për këtë “gozhdim” të idhullit të tij që nga fëmijëria e hershme.

Ai vetëm njihej nga bota e artit për mozaikë në kohën kur figura e Leonardo Da Vinçit do të shtrihej në tetë metra katrorë, e punuar me mbi 300 mijë gozhda për vetëm 24 ditë, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Një gazetar më thotë se në Japoni është shpikur një printer që printon ‘Xhokondën’ deri në 92 për qind bashkë me frakturat, plasaritjet e të tjerat. Kjo kuptohet se nuk ka lidhje me artin. Mirëpo mënyra se si e tha më bëri çudi dhe i thashë që mund ta printosh, por jo edhe shpirtin e Da Vinçit, që e kam studiuar që i vogël. Mendova se do ta bëja një vepër që të mos ketë mundësi të printohet dhe të mos ketë asnjë robot që mund ta realizojë. Shqipëria është e famshme për mozaikët e antikitetit dhe i kam restauruar ato. Thashë do të bëj një mozaik me gozhdë, sepse e gozhduan Da Vinçin me atë printer”, rrëfen për gazetën artisti Saimir Strati, teksa kishte lëshuar nga dora turjelën me të cilën punonte një mozaik në Koloninë e Artit në Suharekë.

Kërkesa dhe dyshimet e Librit të Rekordeve

Aplikimi për t’u futur në Librin e Rekordeve Guiness nuk është edhe aq i lehtë, por Strati nisi një letër për të cilën do të priste disa ditë një përgjigje, e cila ishte filtruar në mekanizma të tjerë të mozaikëve, të cilët gjithashtu e njihnin artistin shqiptar... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...