Pas Frashërit e Shekspirit, digjitalizohen edhe “Vargjet e Lira” të Migjenit

15 Tetor 2016 - 19:42      

“Vargjet e Lira” të Migjenit, tani mund t’i mbani me vete në celularin, lap topin, tabletën tuaj. Dhe nuk kushton asgjë, përveç 2 minutave përballë një pajisjeje që ka qasje në internet.

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë ua mundëson vargjet e lira të Migjenit, botuar në vitin 1944 në mënyrë digjitale.

Mjafton të hyni në faqen zyrtare të bibliotekës, BKSH.AL. Në qendër është botimi i fundit i dixhitalizuar, vepra e Migjenit. E mjafton vetëm një klik për të hapur vëllimin e për ta pasur atë në pajisjen tuaj elektronike, raporton VizionPlus.

“Vargjet e Lira” nga Migjeni janë projekti i tretë i dixhitalizuar në Bibliotekën Shqiptare, pasi më herët, ky institucion ka mundësuar për publikun veprën e plotë të Naim Frashërit dhe “Otellon” e Shekspirit.

Në faqen kryesore BKSH.AL ne një nga kolonat në të majtë, ju fton të vizitoni gjithë Bibliotekën Dixhitale, ku nuk mungojnë hartat e vjetra, dorëshkrime, antikuarë dhe periodikë të ndarë në vite e numra të veçantë. Mjafton të klikoni nëse doni që ato të renditen sipas titujve, autorit apo vitit të botimit.

Aktualisht, një grup në këtë institucion vijon punën për të ofruar për të gjithë shqiptarët më shumë lexime, pa kosto, pa u dashur të lëvizësh nga shtëpia për të kërkuar në arkiva, por vetëm me një klik nga kompjuteri a celulari. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...