
15 Tetor 2016 - 17:44
Frrok Kristaj, një prej themeluesve të Shoqatës së Shkrimtarëve të Zymit, e cila edhe e organizon këtë tubim, e shpalli të hapur organizimin në fjalë ndërsa foli për jubileun dhe rrugëtimin gati pesë dekada të këtij organizimi.
Don Lush Gjergji, i cili foli mbi lirinë dhe mundësinë e jetesës në liri edhe në kohë okupimi, tha se, “Pa të vërtetën, nuk do t’i dimë rrugët kah me shku, as në të kaluarën, as në të sotmen e as në të ardhmen”.
“Duhet të vazhdoni të përpiqeni ti bashkojmë forcat për të gërmuar në zemrat e njëri tjetrit, për ti ruajtur vlerat që populli ynë i ka natyrshëm në vetvete”, tha ai.
“Të përpiqemi t’i bashkojmë të gjithë forcat që sikur do të gjurmonte Gjeqovi në dhe për ta nxjerr të vërtetën, duhet të gërmojmë zemrat e njëri tjetrit dhe kombit që ta njohim të vërtetën, jo vetëm për ta njohur por edhe për t’i ruajtur ato vlera që populli jonë natyrshëm i ka në vete, nderin, burrninë, besën, gëzimin shpresën dhe dashurinë për të ardhmen”, shtoi Gjergji, raporton TV Opinion.
Sikurse në vitet e kaluara, edhe në këtë përvjetor u ndanë katër çmimet e manifestimit “Takimet e Gjeçovit”.
Unaza e Katerina Josipit që është edhe çmimi kryesor i këtij manifestimi iu dha gazetares Arbana Xharra, pena e Artë e Shtjefën Gjeçovit i takoi Pal Gecajt, pena e Pjetër Bogdanit shkoi për Avdullah Zenelin dhe penën e Anton Pashkut e mori letrari Agron Tufa nga Tirana.
Takimet e Gjeçovit po vazhdojnë me aktivitete të tjera në fshatin Zym të Hasit në Prizren. Manifestimi i përmendur organizohet nga Shoqata e Shkrimtarëve “Shtjefën Gjeçovi” të Zymit në bashkëpunime me Ministrinë e Kulturës, Rinisë e Sportit të Republikës së Kosovës dhe Drejtoratin e Kulturës të komunës së Prizrenit.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...