Pesë mijë adhurues bashkudhëtojnë me Dylanin

15 Tetor 2016 - 14:27      

Joe dhe Niki, siç e prezantojnë veten, të premten në mbrëmje, dy orë para se të hapeshin dyert e “Metropolis Arena” në Shkup, kishin zënë një qoshe jo fort larg hyrjes për në sallën dykatëshe.

Dyshja, moshatarë të Bob Dylanit, duket se janë veteranë roku, por deri në momentin e fundit nuk kishin prerë biletë për koncertin e legjendës. Joe, me flokë të gjatë e të thinjur, për kushedi të satën herë atë natë, kishte përsëritur tri akordet e “Knockin’ on heavens door”.

Përpara kishin vënë një qyp dheu në pritje, në mënyrë që ata të cilët ia kishin mësyrë më herët koncertit të “kusuriteshin” me ta në emër të himnit të Dylanit.

“Sa për të blerë dy bileta”, thotë Joe, teksa ndërpret për një çast refrenin e këngës. Atyre duket se iu ka “dhezë” performanca.

Të dy u janë bashkuar afro pesë mijë adhurueseve të Bob Dylanit tre minuta para se skena e zezë të ndriçohej nga tetë reflektorë. Fiks në orën 20:40 të së premtes, Bobi u shfaq në anën e djathtë të skenës, i ulur në karrige.

Udhëtimi 110-minutash

Pa numëruar fare deri në tre, me piano ka dhënë akordin e parë të “Leopard-Skin Pill-Box Hat”. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...