14 Tetor 2016 - 12:31
Edicioni i 17-të bëri bashkë oboistin italian Alberto Cessaracio, pianisten Zana Badivuku-Basha, violinistet Sihana Badivuku dhe Mrika Hoxha, violinistin Blerim Grubi dhe violonçelistin Antonio Gashi në koncertin “Artistët italianë dhe kosovarë në ‘KamerFest’”. Kisha katolike “Shën Ndou” të mërkurën për herë të tretë u bë nikoqire e këtij festivali dhe muzikantëve të ftuar për të qenë pjesë e tij.
Përkundër faktit që veprat e ekzekutuara në pjesën e parë nuk vlerësohen si virtuoze ose edhe shumë të vështira për t’u ekzekutuar, ato dallohen për nga muzikaliteti. “Sonata në F-dur” për obo dhe piano e Gaetano Donizettit, hapi koncertin për të vazhduar më pas me “Tre Romasan op. 94” të Robert Schumann, të cilat si tërësi përshkruhen të thjeshta, relativisht të lehta për t’u luajtur dhe jovirtuoze.
(Artikulli i plotë sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...