“Nobeli” për Bob Dylanin, befasi madhështore

14 Tetor 2016 - 09:53      

I papritur është cilësuar lajmi se Bob Dylan është fituesi i sivjetmë i çmimit “Nobel” për letërsi, shkruan sot Koha Ditore.

Por Dylan, 75 vjeç, që në origjinal mban emrin Robert Allen Zimmerman, gjatë historisë së tij prej krijuesi gjithmonë ka ditur të befasonte. Ai gjeti një mënyrë të re që poezitë e tij të komunikonin me publikun. Përdori këngët që ato të bëhen të njohura.

Shkrimtari e studiuesi Ag Apolloni ka thënë se shkrimtar më me ndikim se Bob Dylani nuk mund të gjendet sot. Ky ndikim është tepër i madh edhe për arsyen e thjeshtë se ai përdor edhe muzikën për t’i afruar njerëzit me letërsinë”, ka thënë Apolloni.

“Duket që pahetueshëm po lëvizin kufijtë e letërsisë. Të paktën në sytë e Komitetit të ‘Nobelit’“, ka thënë profesori universitar i letërsisë angleze dhe asaj amerikane, Muhamet Hamiti. Ai ka thënë se lajmi për Bob Dylanin si fitues të çmimit prestigjioz ka habitur shumëkënd.

(Tekstin e plotë lexojeni mund ta lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...