13 Tetor 2016 - 23:15
Producenti i këtij koncerti, i cili u organizua në fundvitin e kaluar në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, deklaroi për emisionin “Express” se përpos disa defekteve në organizim janë angazhimet e shumta të anëtarëve të “Gjurmëve” që e pamundësojnë mbajtjen e këtij koncerti.
Organizatorët, pa precizuar asnjëherë data, kishin përmendur disa lokacione se ku plotësohen kushtet minimale për t’u mbajtur ky koncert.
Adhuruesit e këtij grupi të njohur për shumë hite në vitet e tetëdhjeta, mbesin me shpresë që t’i shohin ata në një koncert në Prishtinë tek vitin e ardhshëm nëse gjërat fillojnë të lëvizin nga pozicioni aktual.
Anëtarët e rok-grupi “Gjurmët” kishin vendosur që pas tridhjetepesë vjetësh të bashkohen me synimin që t’i mbajnë vetëm dy koncerte: një në Tiranë dhe tjetrin në Prishtinë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...