Digjitalizohet Biblioteka Kombëtare të Kosovës

13 Tetor 2016 - 14:49      

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. z. Kujtim Shala, nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi për digjitalizimin e tërë dokumenteve në letër (libra, dorëshkrime, gazeta, revista, manualë, doracakë etj.), të cilat janë pjesë e kulturës dhe e dijes në Kosovë, të sistemuara në sirtarët, përkatësisht në arkivat e Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, transmeton Koha.net.

Materialet e digjitalizuara do të jenë të qasshme për të interesuarit nga të gjitha lëmitë, ndërsa palët obligohen që gjatë zbatimit, realizimit të këtij memorandumi t’i respektojnë të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të përafërta sipas ligjit të zbatueshëm në Republikën e Kosovës, thotë kumtesa ministrore.

Në bazë të këtij Memorandimi, planifikohet që të bëhet digjitalizimi i: librave; gazetave dhe revistave; dorëshkrimeve; manualeve, doracakëve e fletushkave si dhe teksteve të programeve shkollore, të cilat MASHT i konsideron si të domosdoshme për digjitalizim.

Procesi i digjitalizimit do të kryhet nga një ekip me përvojë i BKK-së, apo i personave profesionalë të kontraktuar nga BKK.

Në bazë të këtij Memorandumi parashihet që Ministria e Arsimit të kontribuojë me mjete financiare në vlerë prej rreth 40. 000 €,të, ndërsa projektin do ta mbështes edhe MKRS dhe BKUK, e cila njëherësh do të bëjë trajnimin e stafit për digjitalizim dhe përgatitje për qasje nga publiku .

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...