13 Tetor 2016 - 13:02
Letërsia është çmimi i fundit Nobel i këtij viti që do të jepet. Ky çmim është emërtuar sipas shpikësit të dinamitit, Alfred Nobel dhe është dhënë prej vitit 1901 për arritje shkencore.
Bob Dylan 75 vjeç, është këngëtar, tekstshkrues, artist e shkrimtar amerikan. Ai ka pasur ndikim të madh në muzikë dhe kulturën popullore për më shumë se pesë dekada.
Bob Dylan është amerikani i 259 –të që ka fituar Çmimin Nobel dhe i pari i laureuar me këtë çmim në letërsi pas dy decenieve.
Dylan është po ashtu i pari muzikant që e merr Çmimin Nobel për Letërsi.
I lindur si Robert Alen Zimmerman në Minesota, Dylan e ka filluar karrierë muzikore si tinejxher në vitin 1959 duke u rënë veglave muzikore nëpër baret lokale.
Në dekadën pasuese ai shkroi disa nga veprat e tij më të rëndësishme e më pas u bë ikonë e rokut dhe e lëvizjeve kundër luftë. Në rrugën e vet nga folku deri te roku, ai përfaqëson njërin nga kronistët më të rëndësishëm të kohës së vet duke u bërë muzikant e kantautor dhe më ë fund edhe poet i madh.
I bie kitarës, fizarmonikës së gojës dhe pianos. Gjatë 50 vjetëve karrierë, ai ka edituar më shumë se 30 albume e që nga vitet e 90-ta merret edhe me pikturë. Ai ka krijuar gjashtë koleksione pikturash. Disa nga veprat të pikturës tij janë ekspozuar në galeri të mëdha të mbarë botës.
Këngët dhe poezitë tij të njohura janë: “The Times They're Achangin'”, “Blowing in The Wind”, “Like a Rolling Stone”...
Ai është një Homer i kohës sonë, është thënë gjatë ndarjes së çmimit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...