Nata e dytë e “KamerFestit” sjell udhëtimin muzikor nëpër stinë

13 Tetor 2016 - 11:54      

Prishtinë, 13 tetor - Si një udhëtim nëpër stinë, për t’u ndalur më pas në vendet nordike, erdhi koncerti i së martës mbrëma.

Violinisti shqiptar, i cili jeton në Spanjë, Smerald Spahija, bashkë me orkestrën kamertale dhe violistin Blerim Grubi sollën për publikun një koncert me plot ngjyra, pasion dhe nostalgji, në natën e dytë të edicionit të 17-të të festivalit “Kosova KamerFest”, në kishën katolike “Shën Ndou”.

Me “Katër stinët”, një prej veprave më të njohura të Antonio Vivaldit për violinë, u hap koncerti. Vepra e ndarë në tri kohë përmes notave krijon ndjesinë e stinëve të vitit. Spahija solli dy prej tyre: pranverën dhe verën. Njëjtë sikurse Vivaldi, edhe Astor Piazzola njihet për katër kompozimet që bazohen në stinët e vitit. Por këto të Piazzolës janë pak më ndryshe. Kompleti i këtyre veprave quhet “Katër stinët e Buenos Aires” dhe janë set i katër tangove (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...