Nisi Java e Gjuhës dhe Kulturës Italiane

12 Tetor 2016 - 22:22      

Me shfaqjen teatrale "Guximi i Kohës", sonte në Prishtinë ka nisur Java Italiane, edicioni i 16-të, i cili mbahet në botë për gjuhën dhe kulturën italiane, e i cili tashmë është bërë tradicional edhe në Kosovë.

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Piero Cristiforo Sardi, me këtë rast, tha se Javën e Gjuhës dhe Kulturës Italiane e kanë nisur më herët, me të vetmin qëllim që të bëhen më shumë evente të ndryshme kulturore, deri në fund të tetorit.

Ai ka theksuar se shfaqja e sotme teatrore ka të bëjë me historinë e lindjes së arkitekturës moderne, me ç’rast ka shtuar se është edhe një nga aspektet e artit dhe kulturës italiane.

Ambasadori italian ka treguar se Java do të vazhdojë me konferenca, e ku më pastaj do të shfaqen edhe dy filma, ku njëri nga filmat do të jetë në bashkëpunim me Ambasadën e Zvicrës.
Ky organizim në Kosovë po bëhet nga Ministria e Punëve të Jashtme e Italisë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...