Foto: Koha

Ministria e Kulturës me komision pas akuzave për shkeljet e Qendrës Kinematografike

12 Tetor 2016 - 10:24      

Prishtinë, 12 tetor - Një komision prej gjashtë anëtarësh, që do të shqyrtojë ankesat për konflikt interesi e shkelje ligjore gjatë përzgjedhjes së fituesve të konkursit për projekte filmike të Qendrës Kinematografike të Kosovës, është përgjigjja e Ministrisë së Kulturës, Rinisë e Sportit për dy shoqata kineastësh.

Përderisa udhëheqja e QKK-së nëpërmjet një sqarimi publik të martën ka kthyer përgjigje për akuzat që i janë bërë, njëra nga dy shoqatat që janë ankuar, tash nuk pajtohet me përbërjen e komisionit, ku që të gjithë janë punonjës të MKRS-së, nën varësi të së cilës është QKK-ja, shkruan sot “Koha Ditore”.

Pas shpalljes së 16 projekteve fituese, përfaqësues të Unionit të Artistëve të Filmit të Kosovës, shoqatës “Arte 7” dhe Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës, ishin takuar me ministrin e Kulturës, Kujtim Shala, për të kërkuar emërimin e një komisioni që do të merret me shkeljet që ata pretendojnë se janë bërë nga udhëheqja e QKK-së.

Paraprakisht UAFK-u dhe “Arte 7” i ishin drejtuar me ankesë me shkrim Ministrisë së Kulturës, sekretarit të këtij institucioni dhe Zyrës Ligjore për të kërkuar anulimin e rregulloreve dhe konkursit të Qendrës Kinematografike të Kosovës për financim të projekteve.

Komisioni i themeluar brenda MKRS-së kryesohet nga Bislim Bislimi dhe anëtarët Valon Ibraj, Mehdi Uka, Fëllënza Zhuri-Dalladaku, Valon Kashtanjeva dhe Feim Hoxha.

“Sipas vendimit të sekretarit, ky komision ka mandat të shqyrtojë ankesat”, ka thënë ministri i Kulturës, Kujtim Shala... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...