12 Tetor 2016 - 08:19
Lidhur me këtë çështje javën e kaluar kanë alarmuar Drejtorinë e Inspektorateve të Komunës së Prizrenit, zyrtarët e të cilit dikaster kanë dalë në vendngjarje dhe kanë kërkuar ndërprerjen e punimeve, gjë që, sipas tyre, edhe është respektuar nga përfaqësuesit e Manastirit, shkruan sot “Koha Ditore”.
Këta të fundit kishin aplikuar për marrjen e lejes nga Drejtoria e Urbanizmit në Prizren për restaurimin e Kishës së Shën Nikollës, ku organi komunal të njëjtën kërkesë e ka adresuar te Qendra Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Prizren e kjo e ka proceduar në Institutin e Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve.
Përderisa autoritetet që veprojnë në Prizren kanë ndalur punimet në kompleksin e Manastirit të Kryeengjëjve, po gjatë javës së kaluar IKMM-ja ka marrë vendim për refuzimin e kërkesës përkatësisht projektit të paraqitur nga Kisha Ortodokse Serbe.
Në arsyetimin e vendimit të organit qendror të datës 5 tetor thuhet se projekti kryesor parasheh rikonstruktimin e Kishës së Shën Nikollës në Manastirin e Kryeengjëjve, dhe jo renovimin ashtu siç paraqitet në kërkesën për dhënie të pëlqimit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...