11 Tetor 2016 - 15:32
Sapo hyje në kishë mu përballë biente në sy piano dhe dy karrige të tjera që ishin rezervuar për violincelistin dhe violinisten, pak më tutje ishte një ngrohëse mjaft e vogël që nuk ndikonte fare në këto temperatura të ulëta që janë, por padyshim të tre muzikantët dhanë më të mirën nga vetja, duke e nisur kështu mbarë festivalin me këtë koncert premierë në Kosovë.
Në program ishin dy vepra mjaft të mëdha duke nisur me Johannes Brahms sonata në e-mol për celo dhe piano e më pastaj po nga i njëjti kompozitor u luajt vepra “Scherzo”, për violinë, celo dhe piano. Me këto vepra erdhën artistët si Frank Dodge-violincel, Naomi Niskala-piano dhe Sihana Badivuku-violinë, e cila njëherësh është drejtoreshë artistike e festivalit KamerFest.
“Po ndihem mirë, kemi vepra kapitale dhe si organizator është goxha vështirë e pastaj edhe të dalësh në skenë në të njëjtën kohë është e vështirë, pasi që, duhet të gjitha këto t’i koordinosh plus me një infrastrukturë shumë të keqe që posedojmë por kështu e kemi dhe kështu e mbajmë festivalin”, tha fillimisht për KultPlus, drejtoresha Badivuku, e cila po ashtu foli edhe për programin i cili do të zgjatë përgjatë tetë ditëve.
“Programi i sotëm ishte premierë në Kosovë, nuk është luajtur asnjëherë dhe po besoj që është pëlqyer shumë sepse është vepër kapitale, dhe në gjithë programi kemi këso lloj veprash. Kemi një program të larmishëm dhe besoj shumë që do të pëlqehen nga publiku e padyshim kjo lloj-llojshmërie do të thotë shumë për artistët dhe për ne”, tha tutje ajo.
Ndërkaq për artistët, njëri nga Gjermania e tjetra nga SHBA, nuk ishte hera e parë që vijnë në Kosovë. Ata u ndien shumë të nderuar që janë pjesë e KamerFest, mu në hapjen e tij.
“Kjo është hera e tretë që vij në Kosovë, dhe po ndihem shumë mirë. Këtë program e kam luajtur edhe më herët dhe mendoj që u pëlqye nga publiku. Festivali është i shkëlqyer dhe është kënaqësi të jesh pjesë e tij”, tha për KultPlus, amerikania që luajti në piano, Naomi Niskala.
Sonte, në natën e dytë të KamerFest, në kishën Shën Ndou, do të paraqitet Orkestra Harkore e Festivalit KamerFest, me një koncert shumë interesant, që do të nisë prej orës 20:00.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...