Në Prizren nis Java e Filmit Dokumentar

11 Tetor 2016 - 15:21      

Prej 13 deri më 19 tetor në kinemanë e Prizrenit, DokuKino, do të mbahet java e filmit dokumentar DokuWeek.

Gjatë 7 ditëve, siç transmeton KultPlus, në këtë qytet do të shfaqen dokumentarët më të pëlqyer të edicionit të 15-të të DokuFest.

Të gjithë filmat do të jepen për publikun prej orës 19:30 ndërsa bileta do të jetë 2 euro.

Në vijim është lista e filmave që do të shfaqen në DokuWeek

13 tetor, e enjte, ora 19:30
SHOW OF SHOWS
Filmi paraqet një kronikë me gjëra të rralla dhe pamje të papara nga historia e cirkut, nga shekulli 19-të dhe 20-të.

14 tetor, e premte, ora 19:30
LO AND BEHOLD, Reveries of the Connected World
Nga mendja e shkëlqyer e Werner Herzog vjen mjeti i tij më i ri për eksplorim, një ekzaminim i gjallë i jetëve tona të ndërlidhura online.

15 tetor, e shtunë, ora 19:30
FIRE AT SEA
Samuele, 12 vjeç, jeton në një ishull në mes të detit. Ishulli i tij nuk është si të tjerët. Quhet Lampedusa dhe përshkohet nga mijëra emigrantë në 20 vitet e fundit.

16 tetor, e diel, ora 19:30
THE LOVERS & THE DESPOT
Pas shkatërrimit të romancës së tyre joshëse, regjisori i famshëm Shin Sang‐ok dhe aktorja Choi Eun‐hee rrëmbehen me urdhër të presidentit film‐dashës të Koresë së Veriut Kim Jong‐il.

17 tetor, e hënë, ora 19:30
A GOOD AMERICAN
Përgjimi masiv i zbuluar nga informatori Edward Snowden nuk ishte skandali i parë në historinë e agjencisë amerikane të zbulimit NSA.

18 tetor, e martë, ora 19:30
THIS CHANGES EVERYTHING
Një përpjekje epike për të ri‐imagjinuar sfidën e madhe të ndryshimit klimatik. Filmi paraqet shtatë portrete të fuqishme të komuniteteve në vijën e frontit.

19 tetor, e mërkurë, ora 19:30
DEMOCRACY
Dokumentari sjell në jetë struktura komplekse të pushtetit dhe ofron një pamje të demokracisë sot.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...