11 Tetor 2016 - 10:35
Kjo gjë është më se e qartë edhe për balerinët e Trupës së Baletit të Kosovës, për të cilët, qoftë të rinj apo me përvojë më të gjatë, emocionet janë të pashmangshme.
Të enjten, kishin premierën “Giselle” dhe vetëm pak minuta para se të shfaqeshin në skenë, po bënin ‘nxehjet’ e fundit. Të gjithë kishin besimin që gjithçka do të shkonte mirë, meqë kishin punuar gjatë dhe shumë seriozisht, bën të ditur emisioni “Express” i KTV-së.
Edhe një fotografi e fundit së bashku para se publiku të fillonte të hynte në sallë.
Pamje publiku tu hy...
Ky balet ka të bëjë me një vajzë me emrin Zhizel, e cila vdes nga zemra e thyer, pasi zbulon se i dashuri i saj është fejuar me një tjetër. Wiliset, një grup i grave të mbinatyrshme, që duke vallëzuar i dërgojnë njerëzit drejt vdekjes, e zgjojnë Zhizelën nga varri i saj. Ato synojnë të vrasin të dashurin e saj, Albertin, por dashuria e madhe e Zhizelës e liron atë nga duart e tyre.
Trupa ka bashkëpunuar me koreografen nga Bullgaria, Sylvia Tomova, me të cilën në fakt ka punuar edhe më herët. Drejtori i Trupës së Baletit të Kosovës, Ahmet Brahimaj, komplimentoi Tomovan dhe balerinët për rezultatet, pasi siç u shpreh, “Gisele ishte një kafshatë e madhe”.
E mahnitur me atë që pa në skenë u shpreh balerina e gjeneratës së vjetër, Sabrije Spahiu. Ajo e falënderoi trupën për emocionet që ia dhuroi.
Spahiu uroi që balerinët kosovarë të mos i lëshojë asnjëherë ky vullnet për punë, me gjithë kushtet jo të favorshme në të cilat punojnë.
Mbrëmjen kur u dha kjo premierë, po luhej ndeshja në mes të Kosovës dhe Kroacisë, për të cilën interesimi ishte i jashtëzakonshëm. Mirëpo, kjo nuk qe pengesë që salla e Teatrit Kombëtar të mbushej.
Pas premierës, Baleti “Giselle” kishte një reprizë dhe do të ketë një tjetër më 20 po të këtij muaji. Më pas, tetë balerinë do të udhëtojnë drejt Francës, për të punuar për shfaqjen tjetër. Më 2 nëntor, trupa do të nisë një turne, ndërkaq më 8 dhjetor, do të jepet premiera e fundit për këtë sezon.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...