
11 Tetor 2016 - 11:01
Një gjë e tillë është bërë tek 17 vjet pas luftës dhe 10 vjet prej se është miratuar Ligji për trashëgimi kulturore, shkruan sot “Koha Ditore”. Këto prona prej ditës së hënë e gëzojnë ketë status kur ministri i Kulturës, Kujtim Shala, ka nënshkruar vendimin që i është propozuar nga Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore.
Sipas listës, 9 prej aseteve janë pjesë e trashëgimisë arkeologjike e 14 të asaj arkitekturore. Kalaja e Harilaqit, lokaliteti arkeologjik i Ulpianës, ai i Dresnikut, Kalaja e Prizrenit, e ajo e Korishës, janë pronat e trashëgimisë arkeologjike që do të gëzojnë mbrojtje të përhershme.
E sa i përket trashëgimisë arkitekturore ndër objektet që e kanë marrë këtë status janë: Hamami i Gazi Mehmet Pashës, objekti në të cilin funksionon Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, kompleksi “Emin Gjiku”, Kulla e Haxhi Zekës e Xhamia e Sinan Pashës. KKTK-ja ka vendosur që statusin e mbrojtjes së përhershme ta marrin edhe katër monumente të Kosovës që tashmë mbrohen nga UNESCO-ja si monumente të Serbisë në listën e “Trashëgimisë kulturore në rrezik”, siç janë Manastiri i Deçanit, ai i Graçanicës, Patrikana e Pejës dhe Kisha e Shën Premtes. Por tashmë institucionet e trashëgimisë kulturore kanë obligime shtesë ndaj këtyre objekteve... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...