Foto: Koha

Hoteli “Grand” e disa objekte të tjera në kryeqytet bëhen monumente

11 Tetor 2016 - 10:11      

Prishtinë, 11 tetor - Listës së trashëgimisë kulturore nën mbrojtje të përkohshme i janë shtuar 25 asete.

Të hënën ministri i Kulturës, Kujtim Shala, ka vënë firmën në dokumentin që ia zgjat afatin e mbrojtjes ligjore pjesës më të madhe të atyre pronave që konsiderohen si asete me vlerë sa i përket trashëgimisë kulturore të Kosovës. Po këtë ditë është marrë edhe vendimi që për herë të parë shteti të ketë monumente nën mbrojtje të përhershme.

Kjo është hera e pestë që u zgjatet afati prej një viti pronave të trashëgimisë kulturore që shteti tash i mbron vetëm përkohësisht, shkruan sot “Koha Ditore”. Në të gjitha kategoritë e mbrojtura, Lista e vitit të kaluar numëron 1.525 asete. E me Listën e re shteti mbron 1.534 prona të trashëgimisë kulturore. Nga kjo Listë janë larguar 23 monumentet që kanë kaluar nën mbrojtje të përhershme.

Lista e trashëgimisë kulturore nën mbrojtje të përkohshme tashmë radhit edhe disa prej objekteve që kanë shënuar arkitekturën e kryeqytetit pas Luftës së Dytë Botërore.

Hoteli “Grand”, objekti i Bankës Qendrore të Kosovës, ai i Institutit Albanologjik të Prishtinës, ai i Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, Pallati i Rinisë dhe Sporteve objekti i Galerisë Kombëtare të Kosovës, Teatri Kombëtar i Kosovës dhe Rezidenca e presidentit Ibrahim Rugova janë ndër objektet që tashmë kanë hyrë në Listë. Vendimi për përfshirjen në Listë të Rezidencës së presidentit Ibrahim Rugova ishte marrë qysh në prill të këtij viti... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...