“Home Sweet Home” i Kosovës garon për dy çmime në Kajro

11 Tetor 2016 - 09:01      

Prishtinë, 11 tetor - Filmi që shtjellon një rrëfim për ngjarjet e pasluftës, i realizuar nën regji të Faton Bajraktarit, e që është propozimi i Kosovës për “Oscars”, do të garojë për dy çmime të festivalit që mbahet në Kajro muajin e ardhshëm.

“Home Sweet Home”, i bashkëfinancuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës, do të shfaqet në “Cairo International Critics Week”, që mbahet prej 17 deri më 23 nëntor, paralelisht me festivalin e njohur “Cairo International Film Festival”, që mbështet javën e kritikëve të filmit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Filmi me skenar të Zymber Kelmendit, që është propozimi i tretë me radhë i Kosovës për “Oscar” për nomimin në kategorinë e filmit më të mirë në gjuhë të huaj, është në garë për çmimin “Shadi Abd El Salam” që i ndahet regjisorit më të mirë dhe “Fathy Farag”, çmim për kontributin më të mirë artistik.

“Cairo International Critics Week” është program i mbështetur nga “Cairo International Film Festival” dhe që organizohet nga Asociacioni i Kritikëve Egjiptianë të Filmit (Egyptian Film Critics Association). Sipas ueb faqes zyrtare, qëllimi i programit është “të kontribuojë për artin dhe shkencën në film dhe të inkurajojë debate ndërkulturore” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...