10 Tetor 2016 - 12:54
Prof.Dr. Masar Stavileci, i cili pas mbarimit të studimeve - dega e frëngjishtes, një kohë punoi gazetar në gazetën “Rilindja”, prej nga pas mbarimit të studimeve pasdiplomatike u zgjodh ligjërues në Fakultetin e atëhershëm Filozofik, në degën gjuhë e letërsi frënge, transmeton Koha.net.
Gjatë viteve që punoi në “Rilindje” si gazetar, shkroi e botoi vështrime e ese letrare për vepra e autorë frëng, por edhe shqiptarë, ndërsa është edhe përkthyes i disa veprave nga gjuha frënge në shqip. Kujtohet për kulturën gjuhësore dhe kujdesin deri në fanatizëm të zbatimit të standardit të gjuhës bashkëkohore shqipe.
Punimet e tij janë botuar nëpër revista të njohura shkencore e letrare të Kosovës dhe në qendrat e republikave të ish-Jugosllavisë, në Shqipëri, Francë.
Ishte pjesëmarrës në shumë kongrese, simpoziume dhe bashkautorë në projekte nga fusha e artit të letërsisë brenda Kosovës dhe jashtë saj.
Familja e as institucionet ku ka punuar nuk kanë dhënë ndonjë njoftim për vdekjen e tij e as për kohën e vendin e varrimit.
Burime të Koha.net marrin vesh se ai do të varroset në vendin e lindjes, në Gjakovë, sipas dëshirës së tij vetëm në prani të rrethit të ngushtë familjar.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...