Trashëgimia kulturore e Kosovës me asete për mbrojtje të përhershme

10 Tetor 2016 - 11:12      

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka takuar sot Shafi Gashin, kryetar i Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore, të shoqëruar nga anëtarët e këtij këshilli, me ç’rast është nënshkruar vendimi për përfshirjen në Listën e aseteve të Trashëgimisë Kulturore për mbrojtje të përhershme të njëzet e tre (23) objekteve, sipas propozimeve të shqyrtuara nga Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore për përfshirjen e këtyre aseteve në Listën e objekteve me status të mbrojtjes së përhershme.

Shala, me këtë rast e përgëzoi Këshillin e Kosovës për Trashëgimi Kulturore për punën e bërë, dhe u shpreh se ky akt është tejet e rëndësishëm për trashëgiminë kulturore të Kosovës; në funksion të ruajtës së kësaj trashëgimi të pasur dhe afirmimit të saj, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net .

Shala po ashtu u shpreh se kjo Listë përbën një bazë të mirë që kjo trashëgimi tani e tutje të ketë një status të veçantë dhe si e tillë të ketë kujdesin më të theksuar.

Ai më tej u shpreh se trashëgimia kulturore e Kosovës është interes i vendit, prandaj edhe kërkohet bashkëpunim i gjithanshëm, në mënyrë që ajo atë ta ruhet, të kultivohet dhe të promovohet si vlerë e Kosovës.

Kryetari i Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore, Shafi Gashi, u shpreh se kjo është Lista e parë në mbrojtje të përhershme, për të cilën është punuar shumë, dhe shtoi se për secilin aset të përfshirë në këtë Listë janë bërë vlerësime të veçanta.

Ai po ashtu e vlerësoi këtë akt tejet të rëndësishëm për trashëgiminë kulturore të Kosovës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...