Memli Kelmendi dirigjoi korin kroat në Bakar të Kroacisë

10 Tetor 2016 - 11:25      

Mbrëmë në Bakar të Kroacisë, në kishën e vjetër “San Andrew” është mbajtur koncert recital nga kori i mirënjohur “Hrvatsko Pjevačko Društvo Slavulj”.

Kjo mbrëmje është dirigjuar nga dirigjenti kroat Josip degl' Ivellio nga Kroacia dhe dirigjenti Memli Kelmendi nga Kosova.

“Ndihem jashtëzakonisht mirë që jam ftuar të jem pjesë e kësaj mbrëmje të bukur korale, në një vend me traditë të vjetër muzikore. Më të vërtetë jam i befasuar me pritjen që më është bërë, dhe për këtë unë dua t'i falënderoj të gjithë. Muzika bashkon njerëzit dhe shpërndan emocione, kjo ndodhi edhe sonte” - tha Kelmendi.

Kori “Hrvatsko Pjevačko Društvo Slavulj” dhe dirigjenti Josip degl' Ivellio me datën 8 tetor në takimet e 49-ta korale “49. Susret Hrvatskih Pjevačkih Zborova”, që kësaj radhe është mbajtur në Rovinj, në programin e tyre ishte edhe vepra “Agnus Dei” e Memli Kelmendit, vepër e cila është interpreruar në shumë vende të botës.

Kori “Hrvatsko Pjevačko Društvo Slavulj”, është njëri nga koret më të vjetra në Kroaci, që nga viti 1864 dhe aktualisht udhëheqet nga dirigjenti i mirënjohur Josip degl' Ivellio.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...