
10 Tetor 2016 - 10:03
Sesioni i titulluar Arbëneshët e Zarës – historia dhe etnokultura e tyre do të nisë prej orës 10:00 në mjediset e këtij instituti.
Sipas njoftimit nga Instituti Albanologjik, ky aktivitet do të fillojë me një pikë muzikore nga krijimtaria e Pavle Deshpalit që do të realizohet nga Shkolla e Muzikës “Prenk Jakova”, shkruan KultPlus.
Sesioni do të hapet nga drejtori i institutit Hysen Matoshi, ministri i Arsimit, Arsim Bajrami dhe ambasadorja e Republikës së Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanović.
Në këtë sesion shkencor me kumtesat e tyre do të paraqiten 17 studiues shqiptarë të cilët do të trajtojnë aspekte të kulturës tradicionale të arbëneshëve, vlerat dialektologjike të të folmes së tyre, identitetit në letërsi deri tek besimet popullore të tyre.
Më pas në hollin e Institutit Albanologjik do të hapet ekspozita “Vepra të arbëneshëve dhe për arbëneshët” përgatitur nga Nuridin Ahmeti.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...