Banksy, grafisti që ktheu artin e rrugës në pasuri me vlerë të madhe

10 Tetor 2016 - 10:47      

Londër, 10 tetor - Grafisti shpesh është parë si vandalist, por në vitet e fundit artisti i rrugës Banksy e ka kthyer pikturën me sprej në një formë të artit që konsiderohet pasuri me vlerë të madhe.

Të mërkurën “Forum Auctions” në Londër do të nxjerrë në ankand më shumë se 40 vepra origjinale të Banksyt” dhe pritet që çmimi për një të jetë prej 1 mijë deri në 70 mijë funte, shkruan sot “Koha Ditore”. Veprat janë kopje të limituara të bëra nga Banksy në artin e tij me grafite.

Një prej veprave më ikonike të tij është “Girl With Balloon” (Vajza me balon) dhe është vlerësuar se do të shitet prej 50 mijë deri në 70 mijë funtesh. Kur Banksy për herë të parë nisi t’i bënte këto grafite në vitin 2004, vlera e tyre ishte 150 funte.

Megjithatë, tani grafitet e tij mund të kapin shuma të mëdha – çmimi rekord për një vepër të tij në vitin 2008 ishte 1.7 milion dollarë, për veprën “Keep It Spotless”, e cila paraqet një pastruese që fshin nën pikturat e Damien Hirst... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...