Foto: Koha

Kampi regjional, shans për njohjen e praktikave botërore të restaurimit

10 Tetor 2016 - 08:43      

Prishtinë, 10 tetor - “Ne duam që ju të njihni anën praktike të Muzeut”, u është drejtuar konservuesja britanike Alex Cantrill pjesëmarrësve të aktivitetit që për gjashtë ditë do ta shndërrojë Prishtinën në kryeqendër të restauruesve të rinj regjionalë.

Në ambiente të Muzeut të Kosovës, në sallën e njohur si “Shkolla e Mozaikut”, 25 të rinj nga vende të ndryshme të rajonit, të dielën janë bërë bashkë për të hapur Kampin e 32-të Regjional të Restaurimit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kjo është hera e parë që institucioni më i lartë muzeor në vend bëhet nikoqir i aktivitetit që organizohet nga organizata joqeveritare suedeze “Trashëgimia Kulturore pa Kufij” (CHWB) dega në Shqipëri dhe me ndihmën e degës në Prishtinë të kësaj organizate.

Deri në fund të javës pjesëmarrësit nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Bosnjë-Hercegovina e Serbia do të njihen me punën e restauruesve nëpërmjet ligjëratave të ekspertëve ndërkombëtarë, por edhe përmes punës praktike. Udhëheqja e Muzeut të Kosovës konsideron se ky aktivitet është në kuadër të përpjekjeve të këtij institucioni që ta zgjerojë sa më shumë bashkëpunimin regjional.

Skënder Boshtrakaj, drejtor i Muzeut të Kosovës, i ka njoftuar pjesëmarrësit me, siç i është referuar ai, kontekstet muzeore në Kosovë. Fillimisht ai ka thënë se MK bazohet në katër shtylla, që përfshijnë të rinjtë, fëmijët, studiuesit dhe vizitorët e tjerë. Ai u ka folur pjesëmarrësve të kampit edhe për rëndësinë e bashkëpunimit regjional.
Sot (e hënë) kampi do të vazhdojë me prezantime të ekspertëve nga Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...