Muzeu me kamp për restaurim të artefakteve

9 Tetor 2016 - 16:41      

Vullnetarë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Greqia, Serbia, Bullgaria, Suedia, Britania, Amerika dhe Bosnje dhe Hercegovina, janë bashkuar sot kapin e Kampit të 32-të Rajonal për Restaurim, i cili u hap në Muzeun e Kosovës.

Gjatë dhjetë ditëve do të punohet me konservim preventiv të artefakteve të muzeut.

Koordinator i kampit 32 të restaurimit, Miran Bllaci ka treguar qëllimet e këtij kampi.

“Kampet janë një platformë ballkanike që inkurajojnë të rinjve në trashëgimin kulturore për dy arsye kulturore, e para është ripajtimi i marrëdhënieve në mes pjesëmarrëseve që vinë nga vendet e ndryshme ballkanike dhe e dyta është ruajtja dhe pëlqimi i teknikave tradicionale, materialeve tradicionale dhe gjithashtu afrimi i brezave të rinj në profesionet e trashëgimisë”, tha ai.

Drejtori i Muzeut të Kosovës, Skënder Boshtrakaj ka thënë se Muzeu i Kosovës tani ka në fokus fëmijët dhe të rinjtë, pastaj grupet akademike, studiues dhe njerëz që punojnë me artefakte dhe turistët.

“Muzeu i Kosovës i ka tri role, si nikoqir i kampit duke përfituar nga kontaktet e profesionistëve që mbajnë trajnimet por edhe me pjesëmarrësit që vinë nga i gjithë rajoni. Në rend të dytë stafi do të asiston në konservim preventiv dhe i tërë stafi që është i përfshirë në laboratorët e Muzeut do të përfitojë nga këto përvoja“, tha ai.

Në fund të kampit, Muzeu i Kosovës planifikon të fillojnë me një ekspozitë të veçantë që vjen nga Muzeu i Durrësit, për personat e verbër dhe shikim të dobësuar.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...