Për më pak se një orë shiten biletat për “Glastonbury Festival 2017”

9 Tetor 2016 - 15:26      

Biletat për festivalin e mirënjohur “Glastonbury 2017” janë shitur në më pak se një orë këtë mëngjes, ndërsa faqja e internetit të festivalit ka rënë për një moment.

NME raporton se disa fansa, që ishin të interesuar që të blinin bileta në faqen ‘See Tickets’ të Glastonburyt, kanë thënë se faqja ka rënë për shkak të interesimit shumë të madh, transmeton Koha.net.

Organizatorët kanë njoftuar se të gjitha biletat ishin shitur për vetëm 55 minuta.

“Glastonbury Festival 2017” do të mbahet më 21-25 qershor.

Në mesin e yjeve që janë favoritë për të performuar janë: Guns N' Roses, Kasabian, Radiohead dhe The Stone Roses, përderisa spekulohet se edhe Daft Punk e Lady Gaga janë në mesin e yjeve që mund të performojnë.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...