I mbijetuari i “Bee Gees” reflekton me solo-album

9 Tetor 2016 - 21:02      

“Gjithë ajo për çfarë mendoj është e djeshmja”, këndon Barry Gibb në fillim të albumit të tij solo që ka realizuar pas 32 vitesh, në një “staccato” të njohur nga dekadat e tij sa ishte pjesë e “Bee Gees”, kur thekson: “Më duhesh tani këtu”. Lutja e tij duket se i adresohet një dashnoreje të pakapshme. Por, në një nivel më të thellë, kjo aludon tek shumë anëtarë të familjes që ai i ka humbur përgjatë viteve të fundit.

Kjo listë përfshin edhe vëllanë e tij më të ri, Andy (që vdiq në moshën 30-vjeçare, pas një historie me abuzim të drogës më 1988): dy vëllezërit e tij që ishin pjesë e “Bee Gees”, Maurice (i cili vdiq në moshën 53-vjeçare më 2003) dhe Robin (i cili vdiq nga kanceri në moshën 62- vjeçare më 2012): sikurse edhe nëna e tij 95-vjeçare, Barbara, e cila vdiq në muajin gusht të këtij viti.

Kënga e tij “In the Now” (Në të tashmen), shërben si titull i albumit të ri të Gibb, që ka dalë në treg të premten, shkruan “New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. “Vërtet kam dashur t’u tregoj njerëzve gjithçka që kam përjetuar”, thotë Gibb, tashmë 70 vjeç. “Kjo është rrjedha e jetës sime”.

Ai ka thënë se ka mundur ta eksplorojë plotësisht jetën e tij vetëm pasi kishte humbur të gjithë vëllezërit. “Gjithmonë jam përballur me njerëz që nuk kanë pasur dëshirë që unë të publikoj solo-albume”, ka thënë ai, duke qeshur.

“E shihni, është një grup dhe asnjëri prej nesh s’kemi dashur të bëjmë diçka vetë”. Faktikisht, dy përpjekjet e mëhershme të Gibb për albume solo nuk ishin realizuar asnjëherë: “The Kid’s No Good” i incizuar më 1970, dhe një vepër pa titull e realizuar në fund të viteve ’80, kanë qenë përpjekjet e mëparshme që Gibb të lansonte albume solo. E “Now Voyager” kishte dalë më 1984. Në njëfarë mënyre, edhe vetë albumi i tij i ri ka dalë si i detyrueshëm.

“Asnjëherë nuk e kisha menduar se një ditë do të vij në këtë situatë – kur askush tjetër nuk do të ishte përreth meje që të bëjë muzikë me të”, thotë këngëtari.

Nga shtëpia e tij në Miami, Gibb nëpërmjet telefonit ka folur për fajin prej të mbijetuari që e ka përjetuar duke qenë i fundit anëtar i gjallë i “Bee Gee”, lidhjen e tij komplekse me vëllezërit, sikurse edhe këngët e reja.

I ati i tij, i cili kishte vdekur më 1992, ka qenë menaxher i parë kur ai dhe vëllezërit nisën të performojnë si adoleshentë në Australi, në fillim të viteve ‘60... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...