“The Magnificent Seven” në mbrojtje të qytetit amerikan

9 Tetor 2016 - 19:03      

Denzel Washington duket të jetë në shalën e duhur, që ka kuptim sepse është bërë John Waynei ynë - shpëtimtari që shënjestron dhe gjuan.

Është biznes qesharak të jesh hero këto ditë dhe Washington ka rezymenë që ta dëshmojë, personazhet e të cilit - polic i korruptuar, kryemafioz i drogës - për Wayne do të ishin të paimagjinueshme, mirëpo ai ia del mbanë edhe kur linja në midis të së mirës e të së keqes është e definuar, shkruan “New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. Natyrisht se këto linja janë të paqarta dhe djemtë e mirë bëhen të këqij dhe ndonjëherë shumë të këqij, pjesërisht sepse na pëlqen të jenë të tillë. Është ndjenjë shumë e mirë.

Filmi i fundit me Washingtonin në rol kryesor, “The Magnificent Seven” është ribërje. Filmi i parë është ai i vitit 1960 me titull të njëjtë që flet për shtatëshen amerikane që kanë për detyrë ta mbrojnë fshatin meksikan.

Në filmin e parë Yul Brynner portretizoi hakmarrësin i cili mbledh ekipin që përshin James Coburn dhe Steve McQueen, bukuria e të cilit ende nuk ishte pjekur.

Nën regji të John Sturges, filmi sjell burrat e fuqishëm që më së shumti lënë përshtypje për pozat mashkullore dhe për kolonën zanore të Elmer Bernstein; më pak të paharrueshme janë klishetë meksikane, edhe nëse Eli Wallach me mustaqet e tij karakteristike do të jepte goditje të fuqishme. Burim i kësaj talljeje madhështore është “Seven Samurai” i Akira Kurosawas, versioni i së cilës ishte lansuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1956 me titullin “The Magnificent Seven” (me një version ku një orë e filmit ishte e prerë).

Në kritikën e tij, Bosley Crowther nga “The New York Times” e kishte krahasuar atë me “High Noon”, duke e quajtur “film aksion solid, natyral, ku kualitetet dhe dobësitë e fuqisë njerëzore zbulohen në kriza të tendosura me rrezik” ... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...