Gjenerata që po ndihmon në lulëzimin e kinemasë

9 Tetor 2016 - 17:02      

Foshnjat emigrante pas Luftës së Dytë Botërore janë gjenerata më fatlume: të rinjtë mundohen të gjejnë strehim derisa ata që sapo kanë dalë në pension janë më të pasur se kurrë më parë.

Prandaj nuk duhet të jetë befasi që edhe në kinema, kjo gjeneratë po bën që prezenca e tyre të ndihet, por pas disa mospërfilljeve, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”. Kur rëndësia e industrisë së filmit në Britani nisi të binte në vitet ‘70, kjo vinte për shkak se këta emigrantë kishin më pak kohë të shkonin në kinema pasi kishin familjet dhe fëmijët e tyre për të cilët duhej kujdesur.

E kur gjërat nisën të ndryshojnë në dekadat në vazhdim, kjo gjeneratë, në të tridhjetat e tyre, nuk u konsideruan si arsye për kthimin në jetë të kinemasë. Megjithatë pjesëtarë të kësaj gjenerate tani po kthehen në numër të madh.

Në Amerikë dhe Kanada 15 për qind e atyre që janë mbi moshën 60-vjeçare konsiderohen si “ndjekës të shpeshtë të kinemasë”. E njëjta histori është edhe në Britani, ku në mes të viteve 2008 dhe 2015 audienca mbi moshën 55-vjeçare u rrit çdo vit.

“Është një gjeneratë e tërë që u rrit me kualitet të mirë të kinemasë para viteve ‘80 që tani është kthyer në turmë”, ka thënë Crispin Lilly drejtori ekzekutiv i “Everyman Cinemas”. Ndryshimet kanë qenë në përgatitje e sipër në katër apo vitet e fundit.

Në ngritje të suksesit të “The Best Exotic Marigold Hote”, filmat në të cilin luajnë aktorë me përvojë janë bërë hite të mëdha me shikues të moshës së shtyrë. Hulumtime nga “BFI” tregojnë se vitin e kaluar “The Lady in Van” dhe “The Second Best Exotic Marigold Hotel” ishin më të popullarizuar se “Spectre” tek audienca me 55-vjeçare, një prej filmave me fitimin më të madh ndonjëherë në Britani të Madhe... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...