Portretizimi i Escobarit të ri për babanë vrasës e mbret të drogës

9 Tetor 2016 - 15:01      

Nëse ky libër do të ishte botim i izoluar, do të ishte mjaftueshëm ta injorojmë. Por edhe nëse do të bëhet vetëm një artefakt i margjinalizuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, libri ishte bestseller nëpër krejt Amerikën Latine.

Është reflektim më shumë se sa një shpëlarje e përgjithësuar për zotin e famshëm të drogës, Pablo Escobar, shkruan “Washington Post”, transmeton “Koha Ditore”. Aktualisht, është një treg në lulëzim lidhur me Escobarin në Medellin, qytetin kolumbian që kishte shërbyer si kala e tij.

“Narcos”, një seri televizive në “Netflix” që pasqyron shumicën e rrëfimeve që përmban libri, e portretizon Escobarin si mashtrues të dashur. Ky spektakël televiziv është shumë ofendues: duke shërbyer si argëtues vetëm sa e mundëson brutalitetin.

Tani, djali i mbretit të drogës, Pablo Escobar, i cili po ashtu përdor edhe emrin Sebastián Marroquín, ka shkruar memoarin për jetën dhe kohën e babait të tij. I botuar në spanjisht më 2014, libri “Pablo Escobar: My Father” (Pablo Escobar: Babai im), së fundi është përkthyer në anglisht. Është e arsyeshme të pyesim përse.

I riu Escobar pasqyron poshtërimet e vetë jetës së tij dhe zbulon lukset që kishte pasur në kohën e adoleshencës, megjithëse pretendon se nuk kishte pasur dëshirë të mburret.

Ai kalon me butësi mbi vdekjet që babai i tij i kishte orkestruar: nëse Juan Pablo, si njeri ndjen barrën e trashëgimisë së tij tragjike, Juan Pablo, si shkrimtar ka mungesë të aftësive për ta përcjellë atë... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...