
9 Tetor 2016 - 13:01
Në mesin e atyre që pak e besojnë një gjë të tillë është edhe Endrit Shatri, 16-vjeçari që ndjek mësimet në shkollën e mjekësisë, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Baballarët e gjyshërit na kanë thënë kështu - se kush pi ujë këtu martohet në Prizren. Nuk besoj që është e vërtetë”, thotë Shatri, teksa fshin me dorë ujin që i ka mbetur në buzë pasi ka pirë ujë në Shatërvan. “Me mujt me gjet nuse jashtë Kosovës, krejt kishim dalë”, thotë duke qeshur e me zë më të lartë sa për ta dëgjuar gjithë shokët e klasës me të cilët ka bërë rrugën deri te Shatërvani. “Nuk i dihet fatit”, thotë më pas për t’u kthyer në seriozitet.
Bashkë e kanë kryer si lloj tradite që pasi që të përfundojnë mësimet, të ndalen te Shatërvani për të pirë ujë. E kur flitet për traditën, është shoku i tij mocanik, Albert Kelmendi, që flet për përjetimin e tij ndaj kësaj vlere të trashëguar të kulturës materiale.
“Shatërvani është ndër vlerat më të mëdha të qytetit tonë. E qyteti historik është ndër më të vizituarit në Ballkan”, thotë ai.
Kelmendi e Shatri, të dy thonë se jo rrallë herë u ndodh që të lënë takime te Shatërvani. E dinë se kësisoj bëjnë plot të tjerë në Prizren, të gjeneratave të ndryshme... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...