9 Tetor 2016 - 11:21
Në biografinë e saj radhiten pesë koncertale recitale dhe është pjesë e institucionit kryesor të muzikës serioze në vend, Filarmonisë së Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”. Gresa Broqi, së fundmi i ka prezantuar audiencës kompozimin e saj të parë.
Vepra e quajtur “Identitet”, siç e përshkruan vetë ajo, është ndërtuar mbi copëza momentesh të bukura, sfida e eksperienca të tjera. E quan inspirim të momentit.
Në një bisedë për “Kohën Ditore”, Broqi rrëfen për historinë prapa “Identitetit” përderisa flet edhe për rrugëtimin një dekadash në hap me instrumentin e violonçelit dhe lidhjen e ngushtë me muzikën klasike.
Botëkuptimi në partiturë
Gresa Broqi u lind më 1993. Ka studiuar në shkollën e muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë. Aktualisht është studente e Degës së Muzikës në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës. Ani pse e re në moshë, ajo qysh herët ka nisur ta sfidojë veten në kompozim... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...