8 Tetor 2016 - 12:34
Në fshatin Pruzhanj, në Rrafshnaltën e Peshterit, në Sanxhak, arkeologët kanë zbuluar urnën (hirin e trupave të vdekur e të djegur), të vendosura mijëra vjet para Krishtit, që me siguri u përkasin ilirëve, shkruan Ismet Azizi në numrin e sotëm të Kohës Ditore. Ky fakt dëshmon për autoktoninë dhe prejardhjen ilire të kësaj popullate.
Nga tërë Sanxhaku veçohet krahina e Peshterit, që në të vërtetë krejtësisht është e banuar nga fiset, gjegjësisht vëllazëritë shqiptare. Me përjashtim të fshatrave Suhodo, Buxhevë dhe Dojke, të cilat janë pjesërisht sllave, të tjerat janë shqiptare.
Për dallim të Shqipërisë Jugore, shqiptarët që jetojnë në Kosovë, Shqipërinë Veriore, shqiptarët e Peshterit dhe Sanxhakut të sotëm janë populluar dhe të ndarë në fise të ndryshme, siç janë fiset: Kelmend, Kuç, Shalë, Hot, Grudë, Shkrel e tjerë. Formën dhe forcën e tyre rezistuese të organizimit të lashtë e humbën gradualisht, duke jetuar në kontakt të vazhdueshëm me boshnjakët dhe serbët. Në vend që të ndikojë në elementin sllav, ku ata janë më të shumtë në numër, në të kundërtën, ata iu nënshtruan ndikimit të myslimanëve të Bosnjës, mësuan gjuhën e tyre, madje, morën edhe disa nga zakonet e tyre, ndërsa gjuhën e tyre dukshëm e larguan nga gjuha që e flasin pjesë të tjera të gegëve (dialekt i gjuhës shqipe i cili flitet në Veri të Shqipërisë). Megjithatë, kjo popullatë ka ruajtur karakteristikat kombëtare. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...